2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Komandanti i myslimanëve të Bosnjës shpallet i pafajshëm për krime ndaj serbëve të Bosnjës

Më të lexuarat

Komandanti i myslimanëve të Bosnjës, Naser Oriq, i cili ishte në krye të mbrojtjes së Srebrenicës gjatë luftës së viteve 1992-95, është shpallur i pafajshëm për krime lufte ndaj serbëve. Ky vendim pritet t’i keqësojë ndarjet etnike dy dekada pas konfliktit.

Myslimanët e Bosnjës, të cilët e shohin Oriqin si hero, duartrokitën teksa ai dhe një bashkëluftëtar i tij dolën nga gjykata si burra të lirë. Ndërsa, familjet e serbëve të Bosnjës të vrarë në luftë, të cilët e shohin Oriqin dhe trupat e tij si kriminelë lufte, e braktisen sallën në shenjë proteste, raporton Reuters.

Serbët e Bosnjës dhe autoritetet në shtetin fqinj, Serbi, e akuzonin Oriqin dhe bashkëluftëtarin e tij, Sabahudin Muhiq, për vrasjen e serbëve të Bosnjës që ishin të burgosur të luftës në fshatrat e Srebrenicës në luftën që ua mori jetën 100.000 personave.

Srebrenica përfundimisht u pushtua nga forcat serbe në vitin 1995 – që pasoi me vrasjen e më shumë se 8.000 burrave dhe djemve myslimanë, në atë që vlerësohet si barbarizmi më i rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Të akuzuarit Naser Oriq dhe Sabahudin Muhiq shfajësohen për krimet për shkeljen e dispozitave të Konventave të Gjenevës”, ka thënë gjykatësi Shaban Maksumiq në gjykatën e krimeve në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë.

Në vitin 2008, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e shpalli të pafajshëm Oriqin për krime kundër serbëve, por ai u arrestua sërish në qershor në Zvicër bazuar në një urdhërarrest nga Serbia, nën akuzat për vrasjen e të burgosurve.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit