Imami Labinot Maliqi dje ka pritur në takim komandantin e kampit amerikan “Bondsteel”, Metthew DiNenna, i cili ka mbajtur një ligjeratë në xhaminë e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se i ka ndarë mirënjohje komandantit për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Sot, isha jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres Komandantin kryesor të Kampit Amerikan ”Bondsteel” mikun tim, Lt. Kolonel Matthew DiNenna, i cili mbajti një ligjëratë para besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. E falënderova nga zemra dhe i ndava një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë”, shkruan ai.
Tutje, ai thotë se “E falënderoj Zotin që e ka bekuar shtetin tonë me miq të vërtetë dhe me mbështetësit më të mëdhenjë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E lus të Plotfuqishmin që asnjëherë mos të na privoj nga mbështetja e tyre”. /Telegrafi/