14.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Komandant Hoxha me këtë shkrim ia jep disa shuplaka Blerim Latifit

Më të lexuarat

XHEZAIR SHAQIRI

Mjerë shqiptaria çfarë pseudo intelektuali bëhet patriot dhe këshilltar i një politikani. Blerim Latifi në shkrimin e tij mundohet të imponohet si intelektual që i ngatërron gjërat, e del me shkrimin e tij skandaloz. Del qosh më qosh botës, prej Sirisë, nëpër Ballkan, e deri në EU, me të vetmen ide debile që ti ofendon Shqiptarët e Maqedonisë. Çka e ke këshilluar politikanin tënd, si këshilltar që të ju ndihmosh shqiptarëve të Maqedonisë dhe Luginës, të cilëve ua keni me borxh ndihmën, apo as që keni tentuar deri sot.

 

Nga ana tjetër, përveç kujdesjes ndaj serbëve, atyre edhe rrymën po ua jepni pa lekë. Blerim, un kam lënë gjurmë nëpër betejat e UÇK-së në Kosovë e Maqedoni. Po ti ku hamamin e ke treguar patriotizmin tënd. Po mendon se patriot të bën fjalori prej debili dhe merr të drejtën të ofendosh, apo të caktosh ti me injorancën tënde se kush duhet të jetë shqiptar, e kush turk, arab e boshnjak. Unë jam shqiptar dhe kurrën e kurrës nuk bëhem, e as që kam dëshirë të bëhem boshnjak, turka apo arab. Por ama edhe shqiptar si ti kurrën e kurrës nuk bëhem. Un e kamë besimin tim tek feja ime dhe jam me gjak të pastër shqiptar. Mos u merr or injorant me ofendim të shqiptarëve, por ndaluni pak mos e vjedhni këtë popull dhe shtetin e Kosovës, se na turpëruat para botës. Edhe serbët kanë vjedhur, por Kosovën e kanë dashtë për veti, e ja që e kanë humbur.

 

E ju na këputët me hajni, duke e vjedhur Kosovën. Çka është më e keqja, po doni copa-copa me shitë Kosovën. Këshilltarë injorant, këshilloje politikanin i cili të jep rrogë le të koncentrohet ta lufton korrupsionin dhe t’ia kthen Mitrovicën e enklavat Kosovës. Më falni në shprehje, por këta debila, hajna e kriminelë, njohin vetëm këtë gjuhë, se mendojnë që janë më të mençur, më trima, më shqiptarë se tjerët me fjalë boshe dhe se duhet me ua pas frikën. As syri s’më trembet prej hajnave të popullit tim. Kushdo që përkrahë këtë injorant, për mua është hiqi. Unë kam reaguar kundër Berat Buzhalës sepse fotografon gratë e huaja dhe ofendon, dhe qëndroj prapa fjalëve të mia. Edhe rrogëdhënësi yt nëse e bën të njëjtin gabim edhe atë do e shajë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit