0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kolumbia kritikon Arabinë Saudite për shkak të luftës në Jemen

Më të lexuarat

Qeveria e Kolumbisë ka kritikuar propozimet provokuese të Arabisë Saudite për ushtarakët kolumbianë që të luftojnë kundër Jemenit.

Luis Karlos Vilgas, ministër i mbrojtjes i Kolumbisë, ka kritikuar veprimin e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite lidhur me propozimin që u jep paga të majme ushtarakëve të Kolumbisë për të luftuar në Jemen.
Ministria e mbrojtjes e Kolumbisë ditën e premte me anë të një deklarate ka thënë: Propozimet nxitëse të Arabisë Saudite jepen në kohën kur Kolumbia ka nevojë për ushtarët e saj që të luftojë me grupet kryengritëse dhe trafikantët e lëndëve narkotike.
Një prej ish ushtarëve të Kolumbisë në kushte anonimiteti ka thënë për agjencisë Bloobmerg se koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite është shprehur i gatshëm të paguajë 7 herë më shumë ushtarët kolumbianë për të luftuar kundër Jemenit.
Kjo është në kohën kur qeveria e Kolumbisë ka thënë së bisedimet me qeveritë e rajonit të Lindjes së Mesme për marrjen e mercenarëve deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit