1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kolonët izraelitë kërcënojnë palestinezët në Bregun Perëndimor me një “Nakba” të re

Më të lexuarat

Kolonët izraelite vendosën fletëza në automjetet e fermerëve palestinezë në periferi të fshatit Deir Istiya në Bregun Perëndimor verior, duke kërkuar që fermerët të braktisin shtëpitë dhe fshatrat e tyre dhe të zhvendosen në Jordani

Kolonët izraelitë kanë kërcënuar palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar me një “Nakba” të re, përkatësisht me dëbimin me forcë nga tokat e tyre siç ndodhi në vitin 1948, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve ‘Wafa’, kolonët izraelite vendosën fletëza në automjetet e fermerëve palestinezë në periferi të fshatit Deir Istiya pranë provincës Salfit në Bregun Perëndimor verior, duke kërkuar që fermerët të braktisin shtëpitë dhe fshatrat e tyre dhe të zhvendosen në Jordani.

“Nëse ata nuk përmbushin kërkesën, kolonët do ta bëjnë atë përmes sulmeve të dhunshme dhe do t’i dëbojnë me forcë nga tokat e tyre”, citon agjencia ‘Wafa’ fjalët e një prej fletëzave të shkruara në gjuhën arabe.

Duke komentuar kërcënimet, kryetari i fshatit, Firas Diyab, tha se kërcënimet janë qartë të dukshme për të gjithë, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë.

“Nakba ose Katastrofa” është ngjarja me të cilën rreth 800 mijë palestinezë u dëbuan me forcë nga shtëpitë dhe tokat e tyre në vitin 1948 pas themelimit të Izraelit.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftimeve më 7 tetor midis grupeve palestineze dhe Izraelit në Gaza.

Që nga 7 tetori, mbi 100 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumëanshëm që përfshinte lëshime raketash dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Pothuajse 8.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit