Një numër i palestinezëve u arrestuan nga forcat izraelite brenda kompleksit, thanë burimet lokale
Qindra kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të festuar Vitin e Ri hebre, raporton Anadolu.
Kolonët izraelitë kremtojnë festën Rosh Hashanah (Viti i Ri) nga 15 shtatori deri më 17 shtator të këtij viti. Ata gjithashtu do të shënojnë festën Sukkot në fund të shtatorit dhe festën Simhat Torah më 6 tetor.
Në një deklaratë, Departamenti i Vakëfeve Islame i drejtuar nga Jordania tha se forcat izraelite kanë larguar adhuruesit palestinezë nga kompleksi përpara se të lejonin kolonët.
Një numër i palestinezëve u arrestuan nga forcat izraelite brenda kompleksit, thanë burimet lokale.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet kompleksi Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
/aa/