0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kolonët hebrenj bastisin Mesxhid Al-Aksanë përsëri pas 13 ditëve

Më të lexuarat

Kolonët hebrenj për herë të fundit bastisën Mesxhid Al-Aksanë më 10 prill

Një grup kolonësh fanatikë hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar pas 13 ditëve, transmeton Anadolu.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, në një deklaratë me shkrim, tha se një grup kolonësh hebrenj bastisën pjesën lindore të Mesxhid Al-Aksasë.

Në deklaratë, ku thuhet se instalimi elektrik në xhami u çmontua nga policia izraelite “në mënyrë që shpreh urrejtje”, theksohet: “Me shkeljet dhe sulmet e policisë izraelite kundër Xhamisë Al-Aksa, dhe veçanërisht ndaj faltores së Portës Al-Rahmah, me lejen e Allahut nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre”.

Kolonët hebrenj për herë të fundit bastisën Mesxhid Al-Aksanë më 10 prill.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërsa hebrenjtë fanatikë bastisën shpesh Aksanë gjatë festës së Pashkëve më 5-13 prill, palestinezët u bënë thirrje muslimanëve për Itikaf në Mesxhid Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Tensioni që filloi në zonë më 4 prill me sulmin izraelit në Mesxhid Al-Aksa, u përshkallëzua me sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban në orët e para të së premtes më 7 prill. Si kundërpërgjigje, nga Gaza u hodhën raketa në drejtim të Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më 11 prill vendosi të ndalojë bastisjet e hebrenjve fanatikë në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar deri në fund të Ramazanit.

Kolonët hebrenjë bastisin shpesh Mesxhid Al-Aksanë nën mbrojtjen e policisë izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit