3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kolona dhe pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë

Më të lexuarat

Fluksi i madh i mërgimtarëve, që kanë mësyrë Kosovën për pushime, ka bërë që këtë fundjavë të krijohen kolona dhe pritje më shumë se një orë në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo fundjavë po shënon rritjen e numri të mërgimtarëve kosovarë që po vijnë për pushime nga vendet e Evropës Perëndimore. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në matjen e bërë në orën 15:10, në disa vendkalime kufitare me Serbinë, për të hyrë në Kosovë po pritet më gjatë se 60 minuta.

Pritje dhe kolona më të gjata ka në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në 100 minuta për të hyrë, kurse kolona e automjeteve në anën serbe të kufirit është deri në 400 metra, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në 70 minuta, kurse në Jarinje deri në 60 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.

Ndërkohë, një numë i madh bashkatdhetarësh po vazhdojnë të vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur të premten se në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është realizuar rekord operimesh-aterrimesh me gjithsej 130 sosh.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit