6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kokat e Tadiqit dhe Daçiqit “kushtojnë” 10 milionë euro

Më të lexuarat

10 milionë euro shpërblim janë ofruar për për kokat e politikanëve serbë Boris Tadiq, Ivica Daçiq, Miodrag Rakiq, Sasa Vukadinoviq, Milko Radosavleviqit dhe Snezana Maloviqit, bënë të ditur Shërbimi informativ i Serbisë.

Gazeta serbe “Press” ka njoftuar se shërbimi serb këto informata i ka marrë nga një shërbim evropian i inteligjencës.
“Narko-bosi serb në arrati, Darko Shariq, ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë eurove për vrasjen e këtyre gjashtë politikanëve, të cilët i fajëson për shkatërrimin e perandorisë së tij të drogës”, shkroi Press, i cili besohet se aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut.
Po ashtu theksohet se për këtë është njoftuar edhe presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe bashkëpunëtorët e Nikoliqit kanë theksuar se ai ka insistuar që Tadiqit dhe familjes së tij t’i ofrohet mbrojtje maksimale.
Me gjithë këto paralajmërime, raportohet se familjet e emrave të përmendur në këtë shkrim, janë në mbrojtje.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet zyra e presidentit serb, Tomislav Nikoliq i cili ka thënë se sidomos familja e Tadiqit është e mbrojtur mirë. Hetimet për këtë rast kanë nisur menjëherë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit