Dhe katër HIMARS të tjerë për luftën me rusët
Katër të tjera HIMARS – sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, të cilat njihen edhe si raketahedhës të fuqishëm amerikanë – kanë mbërritur në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky informacion është konfirmuar në Tëitter nga Oleksiy Reznikov, Ministër i Mbrojtjes i Ukrainës.
“Kanë mbërritur katër HIMARS të tjerë nga partnerët tanë amerikanë. Falenderoj Joe Biden, Lloyd Austin dhe popullin amerikan”, tha Reznikov.
Ai më pas komentoi se çfarë do të thotë në të vërtetë ky armatim për Ukrainën.
“Këto janë kohë të mira për ukrainasit, por kohë të këqija për pushtuesit”, përfundoi ministri ukrainas i Mbrojtjes. /tesheshi.com/