Të miturit kalojnë shumë kohë në smartphone dhe tabletë. Por sa kujdes tregohet nga prindërit për përdorimin e mjeteve teknologjike nga ana e fëmijëve të tyre dhe sa të informuar janë për përmbajtjen që fëmijët shikojnë.
Një studim i ri i realizuar me 350 fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç për një periudhë kohore 9 muaj, krahasoi të gjitha të dhënat e rëndësishme dhe sjelljen e prindërve.
Sipas këtij studimi fëmijët parashkollorë, arrijnë të qëndrojnë në smatphone ose tabletë më shumë se sa janë në dijeni prindërit e tyre dhe shpesh futen në programe apo aplikacione për adoleshentë dhe të rritur.
Një fenom ky sa problematik po aq edhe shqetësues.
Pothuajse ¾ e prindërve mendojnë se e i kanë fëmijët në kontroll, duke besuar se e dinë sa kohë kalojnë fëmijët me pajisjet teknologjike, por që në fakt është e gjith një keqkuptim.
Më shumë se gjysma e fëmijë i përdorim tabletat për një ose më shumë orë.
15% qëndrojnë të paktën 4 orë në ditë të lidhur pas smartphonëve.
Ndërsa 34% e fëmijëve rezultoi se e kishin një tableta apo smartphonë të tyre .
Studimi gjithashtu nxori në duke se fëmijën përdornin dëri në 85 aplikacione me YouTobe, YouTobe Kids, të cilët i përdornin për shërbime si NETFLIX…
Gjithashtu disa aplikacioni kishin të bënin me lojërat e fatit, lojëra të dhunshme, të cilat mund të përdoreshin pa asnjë kufizim për fëmijët.
Dr.Jenny Radesky Pediatre Biheviorale në spitalin e Fëmijëve CS Mott në Miçogan ka thënë se prindërit jo vetëm që nuk e dinë saktë se sa orë qëndrojnë fëmijët e tyre përpara ekranit të tabletave, por gjithashtu ata nuk janë as në dijeni se çfarë përmbajtje kanë aplikacionet dhe çfarë shohin fëmijët e tyre.
Sipas saj prindërit mund të besojnë se fëmijët shohin programe që janë të përshtatshme për moshën e tyre, por e vërteta është kundërta dhe shumë shqetësuese.
“Një pjesë e përmbajtjes së programacioneve, ishin për fëmijë të moshës mbi 17 vjeç”, ka thënë Radesky.
Ndërkohë studimet e mëparshme kanë vlerësuar se 75% e fëmijëve kanë një tablet të tyre, ndërsa shumë të tjerë fillojnë përdorimin e celuravë shumë herët, duke e marrë një të tillë edhe si dhuratë në ditëlindjen e tyre të parë./abcnews.al/