0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Koha kur njerëzit falënderojnë hajdutët që i vjedhin

Më të lexuarat

Koha kur njerëzit falënderojnë hajdutët që i vjedhin

Profesori mori pagën e tij dhe hipi në një autobus të mbushur me njerëz duke shkuar për në shtëpi, dhe ishte një hajdut në autobus që i vodhi të gjitha paratë.

Kur konduktori kërkoi të paguante biletën, profesori nuk gjeti asgjë në xhepin e tij.

Fytyra e tij u skuq dhe gjuha u ngatërrua dhe nuk mund të thoshte asgjë.

Konduktori i tha me tallje: “Turp për ty! Ju e konsideroni veten një njeri të respektuar dhe nuk keni para në xhep as për një bilete autobusi ”.

Pastaj “krenaria” i foli hajdutit, dhe ai i tha konduktorit tallës: “Zotëri, çmimi i biletës së profesorit shkon në llogarinë time”.

Profesori i shquar qeshi dhe i tha hajdutit: “Allahu të bekoftë dhe shtoftë numrin e njerëzve si ti”.

Disa udhëtar gjithashtu vlerësuan hajdutin dhe moralin e tij të lartë, dhe iu lutën Allahut që t’i dhurojë bekime në jetë dhe punë dhe të ketë sa më shumë njerëz të tillë në shoqëri.

Që nga ajo kohë, numri i hajdutëve është rritur dhe ata vazhdojnë të marrin mirënjohjen dhe respektin tonë.

Ne jemi akoma në “autobus”, hajdutë të ndryshëm po na vjedhin, dhe ne i falënderojmë ata.

Shkroi Ahmed Taufik, perktheu hoxhe Abdusamed Bushatlic.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit