Basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant mbrëmë luajti ndeshjen e tij të fundit në karrierën e tij, dhe me këtë rast shënoi 60 pikë, me katër kërcime dhe asistime, raporton Anadolu Agency (AA).
Bryant për të shënuar 60 pikë iu deshën rreth 50 gjuajtje. Ai shënoi nëntë treshe nga 21 përpjekje dhe luajti 42 minuta.
“Çfarë mund të them tjetër? Është e vështirë të besohet se ndodhi në këtë mënyrë. Ende jam i shokuar, por një fund i përsosur do të ishte kampionati. Megjithatë, sonte isha ai që ia dola, luajta dhe u përpoqa të bëj spektakël. Është ndjenjë e mirë të jesh në gjendje të bësh këtë edhe për herë të fundit”, ka thënë Bryant pas ndeshjes.
Bryant dominoi plotësisht në ndeshjen e tij të fundit, duke i dhënë fund sezonit të tij të 20-të në NBA ligën amerikane në mënyrë spektakolare duke ndihmuar Lakers të ngadhnjejnë ndaj Utah Jazz në sallën Staples Center me 101:96.
“Nuk mund të besoj se ikën 20 vite. Kishim ulje dhe ngritje, por e rëndësishme është se ne mbetëm së bashku”, tha Kobe duke iu drejtuar audiencës.