-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

“Koalicioni për Familjen”  hap zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Më të lexuarat

“Koalicioni për Familjen”  ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, duke përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e mbrojtjes së familjes si themeli i shoqërisë dhe kombit shqiptar. Ceremonia e hapjes u mbajt në prani të personaliteteve të shquara dhe përkrahësve të shumtë. Një nga figurat kryesore të pranishme në aktivitet ishte William Walker, ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë dhe një mik i madh i shqiptarëve.

Gjatë aktivitetit, liderët e Koalicionit për Familjen theksuan se kjo fushatë nuk është thjesht një garë politike, por një mision për të mbrojtur dhe fuqizuar familjen shqiptare. Në fjalimin e tij, Behxhet Pacolli deklaroi: “Koalicioni për Familjen është për të mbrojtur traditën, kulturën dhe vlerat tona kombëtare. Familja është themeli mbi të cilin ngrihet e ardhmja jonë. Mos dëgjoni ata që nënvlerësojnë rolin dhe rëndësinë e familjes në shoqëri.”

Në përfundim të ceremonisë, u prezantuan kandidatët që do të përfaqësojnë Koalicionin për Familjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hapja e kësaj fushate shënon një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët që të bashkohen në mbështetje të vizionit të Koalicionit për një shoqëri të qëndrueshme dhe të bazuar në themelet e familjes.

/RKL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit