Me rastin e 27-vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit në qytetin e Shkodrës, Komuniteti Mysliman Shqiptar sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të ceremonisë.
Më 16 nëntor të vitit 1990, Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë të kësaj ngjarjeje të shënuar për besimtarët myslimanë para 50 000 të pranishmëve.
E para xhami e hapur pas rënies së sistemit komunist në vendin tonë, ishte simbol i rifillimit të aktivitetit dhe veprimtarisë fetare fillimisht në fshatrat përreth saj e më pas në të gjithë Shqipërinë.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pa koment pamjet ekskluzive!