0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Klosi: Dhjetëra zyrtarë të lartë agjentë të Serbisë

Më të lexuarat

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje, për gazetën “SOT”, se Sllobodan Millosheviçi ka rekrutuar me dhjetëra agjentë në Shqipëri të niveleve të ndryshme, deri tek zyrtarët e lartë. Duke mos preferuar të lakojë emra, Fatos Klosi, pohoi gjithashtu se ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan, çka i ka krijuar mundësitë për të rekrutuar shumë agjentë.

Ai këto komente i bëri pas lajmit se ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviçi, ka pasur rreth 2100 agjentë në të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan. Sigurisht që regjimi i diktatorit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçit, ka pasur agjentë edhe në Shqipëri. Madje, mund të them se ishin me dhjetëra. Duke pasur një pushtet të madh ekonomik dhe politik, Millosheviçi ka rekrutuar agjentë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë. Sigurisht që agjentët e Sllobodan Millosheviçi në Shqipëri kanë qenë të niveleve të ndryshe, pa përjashtuar as zyrtarë të rangut të lartë. Shërbimi Informativ Kombëtar, sot Shërbimi Informativ i Shtetëror, i ka ndjekur një pjesë të këtyre personave”, theksoi Fatos Klosi./INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit