Emigranti shqiptar në Greqi, Klodi Lesi është ende në kërkim.
Dy ditë më parë ai vrau me thikë bashkëshortejn e tij greke në Halkidiki, në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç.
Më pas ai mori me vete njërin nga fëmijët dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Policia e Halkidikisë dha detaje mbi krimin.
Ai e ka goditur bashkëshorten e tij 7 herë me thikë, duke i çarë edhe kafkën.
Policia tha se thika i mbeti në kafkë.
Vrasja ndodhi në shtëpinë e emigrantit shqiptar, pas një grindje të ashpër që ai pati me bashkëshorten, për motive që ende nuk dihen.
Polica greke dyshon se Klodi Lesi mund të ketë kaluar në Shqipëri.