Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia po i dërgon Sirisë helikopterë sulmues dhe kanë tërhequr vërejtjen për përshkallëzim dramatik të konfliktit 15 muajsh në këtë vend arab.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se “sipas informacioneve të fundit, ka helikopterë sulmues në rrugën prej Rusisë për në Siri”.
Zonja Klinton, gjatë një fjalimi në Institutin Brukings, tha se Uashingtoni është i shqetësuar se helikopterët “do ta përshkallëzojnë konfliktin në mënyrë dramatike”.
Sipas saj, pretendimet ruse se furnizimet me armatim në Siri nuk janë të ndërlidhura me goditjen e qeverisë së Sirisë ndaj kryengritësve janë “haptas të pavërteta”.
Ajo tha se pa progres në implementimin e planit paqësor të OKB-së, do të jetë shumë vështirë për ta zgjeruar misionin vëzhgues të OKB-së në Siri./rfe/kohaislame