0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Klinika e Pediatrisë sërish ofron shërbime të hemodializës për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare

Më të lexuarat

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se pas tre vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare.

Në njoftim thuhet se në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Lexoni të plotë njoftimin:

Pas 3 vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare.

Në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.  

Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014″/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit