Pas një sherri në një lokal në Divjakë, mbrëmjen e së hënës, ku një klient i dehur ka tentuar të përdhunojë edhe gruan e pronarit të lokalit, ky i fundit e ka qëlluar me çifte për vdekje. Petrit Toromëni u arrestua menjëherë nga Policia për vrasjen e 42-vjeçarit me iniciale A.LL. banor në këtë fshat.
Policia e Shtetit njoftoi se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:40 , është njoftuar se në fshatin Goriçaj të Divjakës ka ndodhur një vrasje. Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal është qëlluar me armë gjahu A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes/syri.net