11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kleriku katolik shqiptarë vajton ushtarët e grushtit të shtetit?!

Më të lexuarat

Siç është vënë re prej shumëkujt, viktimat e sulmeve terroriste në Europë marrin jehonë të pakrahasueshme me ato të Turqisë, për shembull, madje edhe për vëmendjen e një prifti, i cili ka për detyrim që të paktën të vdekurit t’i konsiderojë njëlloj. Gjithsesi, deri këtu nuk ka ndonjë anomali magjepsëse. Janë të vdekur të një bote tjetër.

Mirëpo i njëjti klerik shfaqet i pikëlluar për ushtarët e arrestuar në Stamboll, sepse shkaktarë të grushtit më të freskët të shtetit, që do të thotë dhunë ndaj civilëve, teorikisht të paarmatosurve, prej të cilëve janë vrarë më shumë se dyfishi i atyre në Nicë dhe më shumë se dyfishi i ushtarëve fajtorë për dhunë ndaj popullit. Do të thotë se viktimat në Turqi nuk qenkan të një bote edhe aq të largët. Varet nga pozicionimi i tyre: nëse bien, pa armë në dorë, duke mbrojtur lirinë dhe shtetin e tyre, thjesht nuk ekzistojnë për klerikun, ndërsa status viktime marrin ushtarët që vrasin civilë. Flet edhe për dinjitetin e të arrestuarve zotëria, përmend komunizmin e nazizmin dhe citon papën, duke mos shpenzuar qoftë edhe një status a një fjali për të vrarët nga armët e veprimet e atyre dinjitozëve. I “shkon malli i nazizmit”, por ç’mallë mund të shkojë për gati 200 civilët e vrarë? Për keto s’ka dhimbje, ndërsa ka për dhunuesit e tyre. Dhe ky të bën moral me pacifizmin e Nënë Terezës, duke recituar dogmën e “faqes tjetër”!

 

Don Agustini 3

 
Don Agustini 1

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit