1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Klasifikimi i punëve bankare – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Ekzistojnë kritere të ndryshme për klasifikimin e punëve bankare, por kriteret më të rëndësishme janë:

a) sipas bilancit analitik,

b) sipas parimit funksional dhe
c) sipas afatit.

a) Ndarja e punëve bankare sipas bilancit analatik- është bërë varesisht nga pozita e një pune bankare në bilancin e bankës, përkatësisht varësisht nga ajo se, në një punë të caktuar, a paraqitet banka si debitore, apo vetëm si ndërmjetësuese.

Kjo është  ndarja më e vjetër e punëve bankare dhe njëkohësisht edhe ndarja që përdoret më së shpeshti. Sipas këtij kriteri, punët bankare ndahen në :

-punët bankare passive,
-punët bankare aktive dhe
-punët bankare neutrale (ndërmjetësuese)

b) Ndarja e punëve bankare sipas parimit funksional –është e kohës më të re dhe I përgjigjet më mirë afarizmit banker të sotëm, i cili është gjithnë e më i ndërlikuar. Sipas parimit funksional, punët bankare mund të ndahen në:

-punët e koncentrimit dhe mobilizimit të mjeteve monetare

punët e kreditimit

-punët ndërmjetësuese- komisionare,
-punët vetjake dhe
-punët administrative-kontrolluese dhe administrative planifikuese

c) Ndarja e punëve bankare sipas afatit – Kjo ndarje e punëve bankare është shumë e rëndësishme për politikën afariste dhe kreditore të bankës, e cila më tutje varet nga ecuritë financiare në tregun e parave dhe të kapitalit.

Sipas afatit, punët bankare mund të ndahen në :

 –punët bankare me afat të shkurter dhe
-punët bankare me afat të gjatë.

studentet.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit