Nga shtëpitë në të cilat falet namazi i natës rrezaton një dritë e veçantë, të cilën e shohin banorët e qiejve. Dhe sikur ne që gjatë natës shikojmë në qiell për ta parë dritën e yjeve, ashtu edhe engjëjt, gjatë natës e shikojnë Tokën dhe i shohin shtëpitë të cilat janë të ndriçuara me dritën dhe nurin e namazit të natës.
Dhe çka është edhe më e çuditshme, nëse engjëjt gjatë natës nuk e shohin dritën nga shtëpia juaj, atëherë ata pyesin për ju, sepse vënë re se shtëpia juaj është zhytur në errësirën e natës sikurse edhe shtëpitë tjera.
Nëse informohen se ju jeni të sëmurë, apo ju kanë penguar nevoja dhe obligime të ndryshme nga falja e namazit të natës, atëherë engjëjt vazhdimisht bëjnë lutje që ju të shëroheni dhe t’i kryeni obligimet dhe t’i zgjidhni problemet e kësaj bote, sepse ata dëshirojnë ta shohin dritën e shtëpisë suaj, derisa ju e falni namazin e natës. http:/www.novihorizonti.ba/
Përshtati: Miftar Ajdini