Komuna e Malishevës për të dytin vit me radhë ka nënshkruar marrëveshje me Bashkësinë Islame të kësaj komune për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrit të personave të vdekur në territorin e saj.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryekomunari, Ragip Begaj dhe kryetari i BIK-ut në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu.
Sipas marrëveshjes, Këshilli i BIK në Malishevë, oblohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen nga me mjete buxhetore të Komunës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove.
Ky vvendim i komunës u mirëprit edhe vitin e kaluar nga banorët e kësaj komune pasi kjo anë njihet ndër më të varfërat në vend dhe jo pak familje jetojnë me asistencë sociale. /tesheshi.com/