5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kjo ishte agjenda e Serbisë për ndërtimin e xhamive në Kosovë! – Përgjigje ndaj Jakup Krasniqit

Më të lexuarat

Pa fije turpi disa politikan nga Kosova, komunistë të rryer nuk përtojnë të hedhin vrer dhe të njëllosin kontributin e Islamit dhe myslimanëve në këto troje. Së fundmi ka qenë Jakup Krasniqi nga Nisma, i cili ka thënë se serbët përmes Islamit i bëjnë dëm shqiptarëve. Këtë vetëm një njeri që është komunist në shpirt sikur Krasniqi mund ta thotë.

Nëse shohim luftën e Kosovës, plotë objekte fetare muslimane janë shkatërruar e rrënuar nga forcat serbe! Ndërsa mobilizimi i shumë njësive të UÇK-së ka ndodhur nga xhamia dhe xhamitë e ndryshme të Kosovës. Mos të harrojmë edhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ka sjellë një numër gjigand të parave për armatimin e UÇK-së.

Nëse Serbia i deshka aq shumë xhamiat pse i sulmoi edhe i prishi ato dhe nuk e bëri një gjë të tillë me objektet e tjera fetare? Nëse aq shumë iu deshkan xhamitë, pse atëherë Serbia nuk ka asnjë në xhami në Beograd kur dikur kishte disa sosh?

Fotot më poshtë tregojnë se çfarë kanë bërë paramilitarët serb në Kosovë gjatë luftës së që ndodhi në vitin 1998, tregojani Jakup Krasniqit që bënë si i verbër para tyre:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit