Hoxha Bekir Halimi nga Maqedonia, është një nga imamët shumë të dashur për besimtarët musliman në të gjitha trojet shqiptare. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku besimtarëve u drejtohet për komunikim ditor në Twitter dhe Instagram.
Por ai u bë hit në internet, pas një postimi mbi librin “Fjalor Enciklopedik Islam” duke thënë: “Vepër e rëndësishme për studiuesit e Islamit, por a është e arsyeshme që për Imam Ahmedin tē shkruhet një çerek faqe, për Imam Ebu Hanifen 3/4 faqe, kurse për Alia Izetbegoviqin 11 faqe?!
Me gjithë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij për muslimanët boshnjak.” Por kjo siduket dikujt i ka penguar duke i komentuar: “Urdhëro ti hoxhë i nderuar, shkruje një libër për Imam Ahmedin!
Por përgjigja që ka dhënë hoxha Bekir ka bërë që zemra ta dojë edhe më shumë, por në të njëjtën kohë duke marrë një mësim gjigand mbi edukatën e mirë. Hoxha Bekir Halimi ia ktheu: “InshaAllah! Pse jo. Allahu të shpërbleftë për propozimin.”
Me të vërtetë një replikë që të bësh të mendosh për edukatën dhe durimin që duhet të tregojmë në situata të ndryshme. Pastaj Halimi ka shkruar edhe një status mbi këtë gjë duke thënë: “Paramendoni!
Ne nuk fitojmë nga ata që na flasin e na këshillojnë!
Sa e sa margaritar na i nxjerrin në pah e ne i injorojmë!
E si do përfitonim nga ata që nuk flasin; nga heshtja e tyre, mos folja e fjalëve të kota, sjellja e butë, zemërgjerësia, fisnikëria,dashuria për mirësi të njerëzve, etj. Rrallë kush i ka të gjitha tiparet e mira, ajo është dhunti të cilën nuk e ka secili. Andaj nëse gjeni njeri të tillë mos e injoroni!”
Hoxhën Bekir për ta ndjekur mund ta bëni duke e bërë follow në Twitter dhe në Instagram, në llogaritë e tija zyratare./KohaIslame.com/