13.6 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Kjo është njëra ndër xhamitë më të mëdha dhe më shtrenjta në botë, që po ndërtohet ne Algjeri

Më të lexuarat

Algjerisë duket se së shpejti do t’ia kenë zili gjithë myslimanët, pasi së fundmi është bërë e ditur se punimet në ndërtimin e xhamisë së madhe ultramoderne do të përfundojnë së shpejti.

Djamaa el Djazair ose ndryshe e njohur si Xhamia e Madhe e Algjerisë, konsiderohet si njëra ndër tri xhamitë më të mëdha por edhe më të shtrenjta në botë.

Ndërtimi i kësaj xhamie ka filluar në vitin 2011, ndërsa lajmi se së shpejti do të përfundojnë punimet ka gëzuar tej mase banorët e këtij vendi.
Projektuesi i xhamisë është një gjerman, i cili shpreson se kjo xhami do të jetë më e madhe dhe më e lartë sesa ajo e fqinjëve të tyre, Marokut e cila është e lartë mbi 61 metra.

Aktualisht xhamia më e lartë në botë është ajo e Marokut, Hassan II. Ajo është e lartë mbi 80 metra, kurse në vitin 1993 ka hapur dyert për qytetarët.

Ndërkaq Xhamia e Madhe e Algjerisë, do ta ketë majën e minares të punuar nga qelqi dhe do të jetë më e madhe sesa ajo e Marokut.

Siç raporton ueb-faqja Binyuen, ky projekt që nga fillimi i punës e deri më tani ka kapur shifrën prej 1.5 miliard dollarë.

Zyrtarë të këtij vendi kanë bërë të ditur se kjo xhami ishte planifikuar të hapë dyert për besimtarët gjatë muajit të ardhshëm, por për shkak të disa problemeve teknike hapja do të bëhet në dhjetor.

E ndërtuar në gjirin e Algjerisë, ky objekt gjigant do të mund të zë mbi 35.000 persona.

Sipas pamjeve të një videoje të publikuar së fundmi nga autoritetet algjeriane, objekti së bashku me anekset do të shtrihet në një hapësirë mbi 374.000 metra katrorë, që i bie të jetë e madhe sa një hotel luksoz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit