Partia Fjala ka kandiduar një femër me mbulesë për kryetare të Komunës së Pejës.
Partia e drejtuar nga ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka kandiduar Eneida Kelmendin për të parën e Pejës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie përmes një statusi në facebook.
“Ekonomistja Eneida Kelmendi – kandidate për Kryetare të Pejës FJALA ka emëruar Eneida Kelmendin kandidate për Kryetare të Pejës. Eneida Kelmendi është ekonomiste me profesion.
Eneida Kelmendi njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Pejës”, shkruan Kelmendi në facebook.