-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kjo është gjykatësja që “ndanë Sheriatin”

Më të lexuarat

E ulur në një bibliotekë gjyqësore të rrethuar me libra të ligjit islam, Nenney Shushaidah Binti Shamsuddin është e sjellshme dhe e butë, ndërsa përshkruan se sa e rëndë është puna e saj.

“Kur jam në sallën e gjyqit, unë nuk jam as grua as burrë. Jam gjykatëse.”

Zbatuesit e ligjit islam nuk janë shpesh femra, por gjyqtarja Nenney bën përjashtim.

Ajo u bë hit në Malajzi vitin e kaluar kur u caktua një nga dy gjykatëset e para femra të Gjykatës së Lartë në këtë shtet me shumicë myslimane. “Syariah” është përkthimi në malajzisht për fjalën arabe “sheriat”, që do të thotë ligj islam.

Në Malajzi, shumë gra ndjekin studimet në sistemin e drejtësisë islame, duke u bërë gjyqtare dhe avokate.

Sipas sistemit gjyqësor dy-shtresor të Malajzisë, gjykatat e ligjit islamik merren me rastet e familjes dhe moralit që përfshijnë myslimanët, ndërsa gjykatat laike dëgjojnë raste kriminale dhe civile. Tani, 27 nga 160 gjyqtarët e gjykatës islame të vendit janë gra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit