-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kjo është gjendja e shejh Aid el-Karnit pas atentatit

Më të lexuarat

Sot të gjithë mediat e botës Islame raportuan mbi atentatin që i është bërë dijetarit të madh Shejh Aid el-Karnit në Filipine. Në vendin ku ai po ligjëronte ishin të pranishëm mbi 10 000 njerëz, mirëpo fatmirësisht nuk u raportua për ndonjë të vrarë, edhe pse në fillim thuhej si ishin të vrarë 5 njerëz që ishin me shejhun el-Karni.
Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, tregon gjendjen e këtij dijetari, ku sipas lajmeve të ditës ai ishte i lënduar në dorë. Postuesi ka shkruar: “Kjo është foto e Aid el-Karnit pas atentatit. Falënderimi i takon Allahut për shpëtimin e tij. Fatmirësisht ky dijetar është shëndosh e mirë. Të shumët janë ata që e kanë dënuar këtë rast. Disa kanë thënë se sulmuesit janë shia, pasi zona ku po ligjëronte ky dijetar ishte me shumicë shiite. Këto janë vetëm spekulime, ende nuk ka diçka të konfirmuar./KohaIslame

CcfwVxXXIAA6fPN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit