5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kjo është ditë e keqe, kujdes nëse e jeton!

Më të lexuarat

Një çift musliman u grindën ashpër, dhe burri, në afekt, e shkurorëzoi gruan e tij, duke i thënë:
“Betohem në Allahun, se nuk dua të të shoh përsëri, as nuk ke të drejtë të më kthehesh, përveç në një ditë plot fatkeqësi dhe errësirë, në të cilën nuk do të ketë aspak dritë.”
Pas këtyre fjalëve, gruaja duke qarë e la shtëpinë e tij dhe shkoi në shtëpinë e prindërve të saj.
Pas një kohë burri u qetësua dhe ndjeu keqardhje për atë që bëri. Ai vendosi të shkojë te hoxha në fshatin e tij dhe ta pyesë se a mund t’i gjejë ndonjë zgjidhje dhe t’i japë fetva për rastin e tij. Kur ja shpjegoi rastin e tij, hoxha i tha atij:
“Si mund të gjejë zgjidhje për ty, dhe prej nga të vjen për ty dita plot ftkeqësi dhe errësirë pa aspak dritë?” Allahu të faltë, unë nuk mund të gjejë rrugëdalje nga kjo, por ti shko në qytet dhe kërko dikë që është më i ditur se unë!”
Njeriu u kthye në shtëpi dhe vendosi që të nesërmen herët në mëngjes të shkojë në qytet. Mirëpo, për shkak të brengosjes dhe hidhërimit u zgjua vonë, sepse një kohë të gjatë nuk e kishte zënë gjumi. Ai shkoi në qytet dhe u kthye në xhaminë e madhe të qytetit që ta falë namazin e drekës dhe të pyes për një hoxhë që mund t’i ndihmonte në lidhje me rastin e tij.
Njerëzit i thanë atij se imami i asaj xhamie është më i dituri në qytet. Pas namazit ai iu afrua hoxhës, e përshëndeti me selam dhe e luti që të ndajë pak kohë për të. Hoxha u pajtua, por kur njeriu ja tregoi ngjarjen e tij, hoxha i dha përgjigje të njëjtë, sikurse hoxha i fshatit të tij.
Njeriu doli nga xhamia i hidhëruar dhe i shqetësuar dhe shkoi në tregun e qytetit. U ul para një dyqani dhe ashtu i ulur e kaloi më shumë se një orë. Atëherë pronari i dyqanit doli dhe e pyeti:
“O njeri, çka ke, më shumë se një orë je ulur para dyqanit tim i merakosur dhe i shqetësuar?”
Kur njeriu i tregoi se çka i kishte ndodhur dhe pse ishte i shqetësuar, pronari i dyqanit me një pëshpëritje e pyeti: “A e sheh atë njeri me flokë dhe mjekër të shprishura e të pluhurosura dhe me rroba të leckosura, që është ulur në tokë?”
“Po, po e shoh”, u përgjigj ai.
Pronari i dyqanit i tha: “Shko dhe pyete atë, ndoshta ai do ta japë përgjigjen që ti po e kërkon.”
Njeriu u befasua me një propozim të tillë, sepse njeriu i cili ishte ulur në tokë i dukej i çmendur, dhe tha me vete:
“Si do të më japë ky njeri përgjigje dhe zgjidhje, kur këtë nuk ishin në gjendje ta bënin hoxhallarët?”
Mirëpo, pasiqë nuk kishte zgjedhje iu afrua atij të çmenduri, u ul pranë tij dhe i tha: “O haxhi, unë dua të ta rrëfejë tregimin tim të jetës, a do të më dëgjosh?”
Njeriu i çmendur i tha: “Fol, o njeri i pakujdesshëm!”
Pasiqë ky i tregoi se çka kishte ndodhur mes tij dhe gruas së tij, i çmenduri e pyeti:
“A e ke falë sot në mëngjes namazin e sabahut?”
Njeriu u përgjigj: “Jo, sepse jam zgjuar vonë.”
Pastaj e pyeti: “Si është nëna jote sot?”
Ai u përgjigj: “Sot nuk arrita ta shoh, sepse nxitova për në qytet.”
I çmenduri ia bëri edhe pyetjen e tretë: “Sa faqe nga Kur’ani ke lexuar sot?”
Njeriu me zemërim ju përgjigj: “Unë ju thashë se kam nxituar, nuk arrita sot të lexoj Kur’an.”
Atëherë, i çmeduri i tha: “Shko lirisht dhe ktheje gruan tënde. Vallë, a ka ditë më fatkeqe dhe më të errët në të cilën nuk ka aspak dritë, sesa kjo dita në të cilën nuk e ke falë sabahun, nuk e ke vizituar nënën dhe nuk ke lexuar Kur’an?”
Njeriu u gëzua nga kjo përgjigje dhe nga gëzimi i madh filloi ta puthë të çmendurin në kokë, duke i thënë:
“Faleminderit, o hoxhë, ti më shpëtove mua, ti je dijetari më i madh që kam takuar! Kërko çka të duash, do të jap!”
I çmenduri ju përgjigj: Unë nuk kam nevojë për asgjë nga ti, o njeri i pakujdesshëm, unë nevojat dhe dëshirat e mia ja paraqes vetëm Allahut. Ti je hutuar sepse ke marrë përgjigje nga nuk ke shpresuar. Prandaj, mos harro se dituria është e ruajtur në zemrat e njerëzve, jo në veshje dhe në pamje!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit