Kina e ka fshirë yllin e Arsenalit Mesut Ozil nga versionet e njohura të video-lojës së futbollit në këtë vend, FIFA dhe Pro Evolution Soccer (PES), për shkak të komenteve mbështetëse për myslimanët ujgur dhe kritikave ndaj autoriteteve kineze.
Ozil, i cili është mysliman, i quajti myslimanët ujgur luftëtarë që i rezistojnë përndjekjes në një postim në rrjetet sociale dhe e kritikoi Kinën për mënyrën sesi po i trajton ata dhe myslimanët që po heshtin për këtë çështje.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se rreth një milion njerëz – shumica prej të cilëve nga komuniteti mysliman ujgur – janë arrestuar dhe burgosur pa gjyq në burgje të sigurisë së lartë.
Kina vazhdimisht e mohon se po i keqtrajton myslimanët ujgur dhe thotë se ata janë duke u trajnuar në qendra trajnuese për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm fetar.
Pas komenteve të Ozilit, televizioni shtetëror kinez CCTV nuk e transmetoi fare ndeshjen e Premierligës mes Arsenalit dhe Manchester City në fundjavë.
Por tani, Kina ka shkuar edhe më larg, duke e fshirë Ozilin nga dy video-lojërat më të famshme të futbollit.
NetEase, kompania e cila e promovon PES-in në Kinë, vendosi ta fshijë Ozilin nga kjo video-lojë, duke u arsyetuar se komentet e tij për myslimanët ujgur i kanë lënduar ndjenjat e tifozëve kinezë dhe e kanë njollosur paqen dhe frymën e sportit.
“Ne nuk e kuptojmë, as nuk e pranojmë apo falim këtë”, ka thënë kjo kompani.
Kjo tregon edhe niher që bota matrialiste për çështje të përfitimit ekonomik është në gjendje të pranojë dhunën e milionae njerëzve dhe këtë ta bëjë në sy të botës.Bota do të duhej të ngrinte zërin ndaj dhunës dhe terrorit sistematik që po ushtron Kina ndaj ujgurëve, e jo ta bënin Ozilin fajtor pse e kritikoi Kinën.