4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kjo është arritja e re ushtarake e Turqisë…

Më të lexuarat

Pamje: avioni luftarak supersonik Hurjet tejkaloi shpejtësinë e zërit

Industria e mbrojtjes e Turqisë, e cila është rritur me ritme të shpejta gjatë dy dekadave të fundit, ka arritur një tjetër sukses të madh.

Avioni luftarak supersonik Hurjet, i prodhuar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI), arriti një shpejtësi prej 1.01 Mach, duke tejkaluar shpejtësinë e zërit.

Mach është raporti midis shpejtësisë së avionit dhe shpejtësisë së zërit. Kështu, për shembull, një aeroplan ka një Mach 1 nëse mund të arrijë shpejtësinë e zërit dhe një Mach 2 nëse mund të arrijë dyfishin e shpejtësisë së zërit.

Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) ka njoftuar se ky është një tjetër sukses i madh dhe se avioni luftarak Hurjet i avancuar me një motorr, po vazhdon me testimin.

Avioni luftarak supersonik u ngrit nga baza ushtarake Murted në Ankara për të kryer një fluturim provë dhe përfundimisht arriti të fluturojë më shpejt se shpejtësia e zërit në ajër, e cila është 1234.8 kilometra në orë.

“Hurjet arriti një shpejtësi prej 1.01 Mach dhe arriti të tejkalojë shpejtësinë e zërit, për të cilën ne jemi veçanërisht krenarë”, njoftoi TAI.

https://twitter.com/trthaber/status/1848408864137372009

Hurjet, një avion i avancuar stërvitor dhe luftarak i lehtë, kreu me sukses fluturimin e parë provë në prill 2023.

Është një avion supersonik me një motor, me dy vende, një avion i avancuar stërvitor dhe luftarak i lehtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit