1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kishte humbur vendin e punës për shkak të problemeve psikike, policja në Gjilan vret familjen dhe më pas veten (Emri + Foto)

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku një police ka qëlluar me armë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten e saj. Autorja e kësaj tragjedie në Gjilan është Valdete Bllaca e cila në kushte të rënduara psikologjike ka qëlluar mbi familjarët e saj duke i lënë të vdekur në vend.

Mediat kosovare kanë publikuar edhe disa nga fotot e të ndjerës, ndërsa sipas policisë së Gjilanit Bllaca ka qenë policë në trafik. Nga burime brenda policisë se policja ka vuajtur nga problem psikike. Sipas këtyre burimeve ajo ishte degraduar nga pozita që të cilën e mbante për shkak të paqëndrueshmërisë psikike.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar banorë të shumtë të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë. Po kështu në vend ngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar skenën e krimit.

Në këtë tragjedi të rëndë ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.

Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.

Në komunikatë theksohet se në vendin e ngjarjes janë policia, prokuorori i rastit si dhe eiki mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave.

“Edjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit