-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Kishat në Jerusalem solidarizohen me xhaminë Al-Aksa”

Më të lexuarat

“Ne si palestinezë të krishterë dhe muslimanë duhet ta ruajmë unitetin tonë kundër synimeve të Izraelit”, tha kryepeshkopi ortodoks grek i Jerusalemit, Atallah

JERUSALEM (AA) – TURGUT ALP BOYRAZ

Kryepeshkopi ortodoks grek i Jerusalemit Hana Atallah tha se “Kishat në Jerusalem kanë thënë se janë në solidarizim me xhaminë Al-Aksa”.

Kryepeshkopi Atallah i cili ka ardhur në derën e Al-Aksës për të mbështetur muslimanët palestinezë që protestojnë kundër vendosjes së detektorëve nga policia izraelite në dyert e Al-Aksës ka dhënë disa deklarata për gazetarin e Anadolu Agency (AA).

Ai tha se dihet nga të gjithë se i gjithë populli palestinez me të krishterët dhe muslimanët janë bërë një trup i vetëm kundër pushtimit dhe racizmit.

“Ata që kanë vendosur në objektiv Mesxhid-i Aksanë janë të njëjtit persona që duke vendosur në objektiv fondacionet e të krishterëve përpiqen të marrin nën kontroll në mënyrë të jashtëligjshme këto terrirtore. Ne si palestinezë të krishterë dhe muslimanë duhet ta ruajmë unitetin tonë kundër synimeve të Izraelit i cili na ka në objektiv të gjithëve. Kishat në Jerusalem kanë thënë se janë në solidarizim me Mesxhid-i Aksa-në dhe gjithashtu ne ndodhemi sot këtu për të ripërsëritur sërish mbështetjen tonë për vëllezërit tanë muslimanë. Vendosja e Mesxhid-i Akasasë në objektiv është një veprim i ndërmarrë jo vetëm kundër muslimanëve por në të njëjtën kohë edhe kundër të krishterëve. Ne jemi populli i vetëm që luftojmë për lirinë e tij”, tha Atallah.

Kryepeshkopi Atallah në javën e fundit duke ardhur shumë herë në derën e Aksasë ka dhënë mbështetjen e tij për muslimanët kundër shkeljeve të Izraelit.

Në rrjetet sociale gjeti një jehonë të madhe një fotografi e një të krishteri i cili të premten e kaluar iu bashkua radhëve duke falur namaz në mbështetje të muslimanëve dhe i cili kreu lutje duke lexuar Inxhilin.

Edhe krishterët në obejktivin e hebrenjve fanatikë

Fanatikët hebrenj herë pas here kryejnë sulme edhe kundër kishave në Palestinë dhe Izrael si dhe kundër vendeve të tjera të krishterëve. Ndërsa grupi i cili kryeson këto sulme është grupi sionist Lehava (Organizata për parandalimin e asimilimit në territoret e shenjta).

Sekretari i Përgjithshëm i Lehava-s, Bentsi Gofstein në një program televiziv ku ai mori pjesë në vitin 2015 ka thënë se kishte “miratuar sulmin ndaj kishave”. Pas kësaj Sekretari i përgjithshëm i “Autoriteteve Katolike në Territoret e Shenjta” ati Pietro Felet, u ankua në policinë izraelite kundër Gofstein.

Sulmuesit nuk ndëshkohen

Ankimi i bërë nga Felet në emër të më shumë se njëzet patriarkëve dhe peshkopëve synonte “tërheqjen e vëmendjes në shqetësimin në rritje të sigurisë ndaj civilëve dhe objekteve të kishave në territoret nën kontrolin e Izraelit”.

Në dosjen që Felet paraqiti në polici u cekën disa nga sulmet e kryera ndaj ambienteve fetare të krishterëve në Izrael dhe ishte rikujtuar se shumica e autorëve të këtyre sulmeve nuk janë nxjerrë përpara drejtësisë.

Kufizohen festimet e Krishtlindjeve

Pasi Izraeli shpalli pavarësinë në territoret historike të Palestinës ashtu si muslimanët edhe dhjetëra mijëra arabopalestinezë të krishterë ranë në gjendjen e refugjatit sepse u detyruan të braktisnin vendin e tyre. Bëhet e ditur se rreth 123 mijë është numri i arabëve të krishterë që jetojnë aktualisht në Izraelin me një popullsi prej 8.5 milionë banorësh. Ndërsa Kisha ortodokse greke është kisha që përfaqëson shumicën e këtyre të krishterëve.

Popullsia e arabëve të krishterë që jetojnë në territoret palestineze nën pushtim (Jerusalemi Lindor, Bregu Perëndimor dhe Gaza) në krahasim me popullatën e përgjithshme ka qenë 15 përqind përpara se Izraeli të formohej, ndërsa sot popullsia e tyre ka rënë deri në 2 përqind, gjë e cila përkon rreth 50 mijë persona.

Theksohet se arsyeja që të krishterët largohen nga Palestina në të cilën ndodhen qendrat fetare të shenjta si Jerusalemi dhe Betlehemi janë politikat diskriminuese të Izraelit. Palestinezët e krishterë të cilët dëshirojnë të kalojnë nga Bregu Perëndimor në Jerusalem për të festuar krishtlindjet çdo vit pengohen me forcë nga ushtarët izraelitë.

Palestinezët e krishterë po ashtu si muslimanët janë aktiv në përpjekjet e tyre kundër pushtimit izraelit. Ndërsa më i njohuri që merr pjesë në këtë rezistencë në krye të krishterëve është George Habesh i cili është një nga themeluesit e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit