1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kisha ortodokse serbe pranon që dialogu Prishtinë-Beograd është në dobi të saj

Më të lexuarat

Kisha ortodokse serbe pranon që dialogu Prishtinë-Beograd është e vetmja mënyrë e dobishme për të mbrojtur vendet kulturore e fetare serbe të Kosovës.

Një njësi e posatçme policore përbërë më së shumti nga serbë, është propozuar të ruajë vendet fetare e kulturore serbe në Kosovë, tha Kryeministri Hashim Thaçi të hënën (12 nëntor). Duke informuar qeverinë mbi takimin e tij javën e shkuar në Bruksel me Kryeministrin serb Ivica Daçiç, Thaçi e përshkroi planin.

“Në kapacitetin e institucioneve të Kosovës, ofruam mbrojtje shtesë. Propozova formimin e një njësie të posatçme në policinë shumë-etnike të Kosovës që do të ngarkohej me mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore e fetare,” tha Thaçi.

Ai shtoi se “policia e Kosovës po mbron [tashmë] disa nga këto vende, si pjesë e transferimit të autoritetit nga KFOR në policinë vendase e do të ishte tejet pozitive që policia të mbronte vendet e mbetura që ende mbrohen nga KFOR. … Nuk kemi dyshim për gatishmërinë dhe profesionalizmin e policisë së Kosovës për të mbrojtur këto vende, që kjanë pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore e fetare.”

Beogradi e konsideron mbrojtjen e ndërtesave fetare dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë të jetë një nga çështjet më të rëndësishme në dialogun Prishtinë-Beograd. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë u zbatua nën Planin e Ahtisarit gjatë mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës . Sipas planit, 45 objekte fetare, historike e kulturore janë në listën e zonave të mbrojtura të posatçme.

“Kjo do të jetë një njësi e përshtatshme që do të merret posatçërisht me trashëgiminë tonë dhe në këtë mënyrë do të rritim nivelin e përgjegjësisë për atë që mund të ndodhë,” i tha televizionit kombëtar serb RTS, Aleksander Vulin, kreu i zyrës për Kosovën e Metohinë në qeverinë serbe.

Dejan Paviçeviç, shefi i ekipit të qeverisë serbe në bisedimet teknike me Prishtinën i tha SETimes se mbrojtja e trashëgimisë fetare e kulturore do të jetë një pjesë e çdo bisedimi të ardhshëm.

“Interesi ynë i madh është të mbrohet e gjithë prona e kishës ortodokse serbe si dhe gjithçka që konsiderojmë trashëgimi fetare e kulturore e mendoj se të gjitha palët e përfshira e kuptojnë këtë,” tha Paviçeviç.

Kreu i Zyrës Greke të Ndërlidhjes në Prishtinë, Ambasadori Dimitris Moskopulos, një ndihmës i BE-së për mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore të kishës në Kosovë, është caktuar ndërmjetës në dialog.

Ai i tha SETimes se ka një mirëkuptim dhe vendosmëri nga të dy palët për një zgjidhje.

“Qeveria e Kosovës duket e angazhuar fort për të mbrojtur trashëgiminë kulturore e fetare në Kosovë dhe natyrisht, kisha ortodokse serbe sheh nevojën të mbrojë trashëgiminë e saj, pronën e saj,” tha Moskopulos, duke vënë në dukje se kisha serbe është pronare ligjore e monumenteve e vendeve mbrojtja e të cilave është problem.

Memli Krasniqi, ministër i kulturës i Kosovës do të bashkërendojë një organizëm qeveritar që do të punojë drejtpërsëdrejti me kishën serbe për nxitjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, në ndjekje të kërkesave të Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për të rregjistruar përparim në mbrojtjen e pakicave, paraqitur në studimin e realizueshmërisë që u botua më 10 tetor. I njëjti organizëm do të kryejë zbatimin dhe mbikëqyrjen e detyrës së këshillit, si pjesë e Planit të Ahtisarit.

Organizmi do të përbëhet nga pesë anëtarë: dy ministra të qeverisë, përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë he përfaqësues të kishës serbe.

Moskopulos tha se ka një vendosmëri nga të dy palët për t’i shpënë gjërat përpara.

“Qeveria e Kosovës respekton identitetin e trashëgimisë serbe, integritetin e saj dhe është e angazhuar t’a mbrojë atë. Kisha serbe ka qenë realiste dhe pragmatike në trajtimin e kësaj çështjeje, qëllimi i saj është të mbrojë integritetin, identitetin e pronën e saj,” tha Moskolpulos./SET

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit