5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kisha Katolike – përgjegjëse për krimet e priftërinjve

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit në Britani mbështeti vendimin e vitit të kaluar, sipas të cilit Kisha Katolike mund të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera nga priftërinjtë e saj.

Vitin e kaluar gjykata vendosi në favor të një gruaje që thotë se kur ajo ishte vajzë e mitur, është sulmuar dhe përdhunuar nga një prift nga Dioqeza e Portsmouthit. Megjithatë, fjala ishte për priftin William Baldwin, i cili në ndërkohë ka vdekur, për çka ajo ka kërkuar që përgjegjësinë ta marrë Dioqeza.

Avokatët e saj vitin e kaluar kanë theksuar se ky ishte rasti i parë për të cilin gjykata duhet të vendoste nëse ka “lidhje mes priftit katolik dhe peshkopit të tij, njëjtë siç ka lidhje mes punëdhënësit dhe të punëmarrësit”.

Një zëdhënëse e dioqezës ka thënë se “apeli nuk ishte përpjekje për të shmangur ose shtyrë pagesën e kompensimit për viktimat në pretendimet e miratuara, por se çështja po drejtohet në bazat e parimeve ligjore që përfshijnë natyrën e shoqërisë civile dhe të lirisë fetare”.

Gjykata në fund vuri në dukje se ky vendim do të ketë ndikim dhe rëndësi të madhe për kërkimet dhe paditë tjera kundër Kishës Katolike. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit