1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KISHA E RINGJALLJES

Më të lexuarat

Është kisha më e shenjtë për tre sektet kryesore kristiane. Ortodoksët, Katolikët dhe Kobtët..
Ajo është kisha e Varrit të Shenjtë, ku sipas të krishterëve, Krishti u ringjall pas tre ditësh.

Kjo kishë gjendet në qytetin e vjetër të Kudsit. Disa qindra metra larg Xhamisë AKSA.

Për të eliminuar problemet e përplasjeve mes tre sekteve të krishtera, çelësi dhe kujdestaria për hapjen dhe mbylljen e portës, I është dhënë dy familjeve muslimane.
Kjo është marrëveshje shekullore që ruhet brez pas brezi.
Mbiemrat e dy familjeve janë: Nesibi dhe Xhevdeti.

RITUALET E HAPJES SE KISHËS..

Fillimisht Peshkopi ortodoks kërkon hapjen e portës së kishës

Pastaj aty vijnë përfaqësuesit e dy familjeve dhe të dy sekteve të tjera.
Përfaqësuesi I familjes Xhevdeti I dorëzon çelësin familjes Nesibi, I cili ngjitet në shkallë për të hapur portën.

Porta nuk hapet derisa të dëgjohen kambanat e Kishës Tre herë. Duke simbolizuar tre sektet e Krishtera.

KY SISTEM ËSHTË SHEKULLOR. DHE HARMONIA FETARE NË KUDS KA QENË PËRHERË E GARANTUAR, SA KOHË MUSLIMANËT KANË QENË SHUMICË DHE ME PUSHTET.

Në kohën e kryqëzatave myslimanët në Kuds janë therur dhe masakruar, prej kryqtarëve. E nuk bëhej fjalë për liri besimi.
Ndërsa në kohën e zionistëve I shohim me sytë tanë çfarë dhune po ushtrohet ndaj muslimanëve dhe të krishterëve bashkë.

PRANDAJ PAQJA NË KUDS VJEN VETËM ME MUSLIMANËT.

Përgatiti: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit