Ndërmjet periudhës vjetore 2012 – 2014 janë shënuar ndryshime dramatike në Angli, sa i përket përkatësisë fetare të banorëve.
Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga instituti “NatCen Social Research”, transmeton Telegrafi, gjatë kësaj periudhe, rreth 1,7 milion njerëz janë identifikuar si pjesë e Kishës së Anglisë – sa i përket myslimanëve, janë regjistruar më shumë se një milion.
Siç shkruajnë mediat britanike, ish-Arqipeshkvi i Canterbury-t, Lordi Carey tha se ai i shef shifrat si një çështje që duhet trajtuar me urgjencë.
Ai tha: “Këto shifra janë një thirrje për mision urgjent”.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se kryepeshkopët, së bashku me të gjithë udhëheqjen e Kishës së Anglisë, po bëjnë gjithçka që munden për ta kthyer prapa këtë tendencë”.
Në një hulumtim të vitit 1983, 40 për qind e britanikëve e konsideronin veten si pjesë të Anglicanës (“kishës angleze”), krahasuar me 17 për qind të vitit të kaluar.
Për kontrast, 4,7 për qind e njerëzve thonë se janë myslimanë, nga 3,2 për qind në vitin 2004.
Dega më e suksesshme e krishterimit ishte Katolicizmi, e cila pa një rënie relativisht të vogël prej dhjetë për qind në tetë për qind, gjatë tridhjetë viteve të fundit, transmeton Telegrafi.
Përfaqësuesja e NatCen, Naomi Jones ka thënë se njëra ndër arsyet se këtyre rezultateve është se më pak njerëz e konsiderojnë krishterimin si pjesë të identitetit britanik.
Ndërkaq një zëdhënës i Kishës ka thënë: “Shifrat e sondazhit janë të bazuara në një mostër më pak të besueshme se në regjistrimin kombëtar në vitin 2011, i cili tregoi se pothuajse 60 për qind e të pyeturve u vetë-identifikuan si të krishterë”.