-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kinë: Policia vret 22 muslimanë ujgur

Më të lexuarat

Të paktën 22 ujgurë u vranë në operacionin policor në rajonin e Yilkiqit në afërsi të shkretëtirës.
Një polic ka humbur jetën gjatë këtij operacioni në veriperëndim të Kinës i cili shkaktoi vdekjen e 22 anëtarëve të etnisë ujgure, njoftoi sot media kineze.

”Polici humbi jetën gjatë një operacioni të ndërmarrë kundër një grupi në rajonin e trazuar të Xinjiang”, saktësoi Global Times pa dhënë detaje për viktimat e tjera.

”Të paktën 22 ujgurë u vranë në operacionin policor në rajonin e Yilkiqit në afërsi të shkretëtirës”, njoftoi radioja ”Asia”, e financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Viktimat janë musliman të cilët kishin shprehur pakënaqësitë me regjimin, mungesën e sigurisë në vend dhe të drejtat për të ushtruar lirshëm fenë, ndërsa regjimi komunist kinez i etiketoi si terrorist dhe operacioni në fjalë u quajt si operacion antiterror./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit