Shi Xuecheng udhëhiqte tempullin Longchian në kryeqytetin Pekin, dhe gjithashtu ushtronte dhe funksionin e këshilltarit politik në Partinë Komuniste
PEKIN (AA) – Shi Xuecheng, një nga murgjit më të dalluar në Kinë, ka dhënë dorëheqje pas akuzave për abuzim seksual, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion u konfirmua nga komuniteti budist kinez, ku theksuan se funksionin e tij do ta ushtrojë një nga asistentët e tij.
Shi Xuecheng udhëhiqte tempullin Longchian në kryeqytetin Pekin, dhe gjithashtu ushtronte dhe funksionin e këshilltarit politik në Partinë Komuniste.
Aktakuza ndër të tjera pohon se Xuecheng me metodat e mendjes ka detyruar murgjit në tempullin Longchian të kryejn marrëdhënie seksuale. Këtu janë përfshirë më shumë persona. Raporti prej 95 faqesh, i cili u publikua, përmend rastet e abuzimeve seksuale në tempullin në fjalë.
Xuecheng akoma nuk është prononcuar lidhur me akuzat, ndërsa të njejtat janë demantuar nga ana e zyrtarëve të tempullit.