14.7 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Kina “zëvendëson” SHBA-në në Afganistan

Më të lexuarat

Nga Dos S. Zakheim, The Hill

Ndërsa Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat ushtarakë nga Afganistani, Kina nuk ka hezituar të mbushë boshllëkun që la SHBA-ja. Në fillim të kësaj jave, nëntë udhëheqës talebanë pranuan ftesën e Pekinit dhe u takuan në Tianjin me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi.

Një nga ata udhëheqës ishte bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar. Wang tha se Kina pret që talebanët të luajnë një rol të rëndësishëm në “procesin e paqes në Afganistan” dhe e përshkroi grupin si një “forcë kryesore politike dhe ushtarake” në vend, raporton abcnews.al

Duket se është vetëm çështje kohe para se Kina të njohë kontrollin de fakto të Talbanit mbi vendin edhe pse Uashingtoni mbetet formalisht i përkushtuar për të mbështetur qeverinë e Kabulit.

Megjithëse ai u bëri thirrje  afganëve të mos lejojnë që vendi i tyre të shërbejë si një zonë skenike për Lëvizjen Islamike të Turkestanit Lindor që kërkon pavarësinë për Xinjiang, në përputhje me politikën e gjatë të Kinës, Wang shmangu çdo referencë për situatën e punëve të brendshme të Afganistanit.

Me fjalë të tjera, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë, Kina ka si qëllim të heshtë në lidhje me trajtimin brutal të talibanëve ndaj grave dhe pakicës Hazara, si dhe atyre afganëve që bashkëpunuan me Amerikën dhe aleatët e saj.

Pas takimit, një zëdhënës kinez kundërshtoi politikat e kombit të tij me ato të Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se “Kina nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Afganistanit”, në krahasim me “dështimin e politikës amerikane ndaj Afganistanit”.

Kina e njeh zyrtarisht qeverinë afgane dhe në qershor zhvilloi një telefonatë video me Ministrin e Jashtëm Afganistan Mohammad Haneef Atmar, së bashku me homologun e tyre pakistanez, Shah Mahmood Qureshi, për të diskutuar Iniciativën e Pekinit për nismën “Brezi dhe Rruga” (BRI).

Kina, e cila ka qenë prej kohësh partneri kryesor tregtar i Afganistanit, kërkon të zgjerojë projektet BRI në Afganistan; Objektivi i Pekinit është që vendi të shërbejë si një nyje kritike për BRI në Azinë qendrore.

Në të vërtetë, vetëm disa ditë para se të takohej me talebanët, Wang u takua me Atmar. Në krahasim me Shtetet e Bashkuara – të cilat janë armiqësore ndaj talebanëve edhe pse kanë zhvilluar negociata me grupin – Kina me të vërtetë po mbron të gjitha bazat e saj.

Sidoqoftë, fokusi i Kinës janë talebanët. Pakistani ka shërbyer si zonë e organizimit të talebanëve që kur forcat amerikane dhe aleatët e tyre afganë rrëzuan grupin nga pushteti. Wang u takua përsëri me Qureshi në Chengdu vetëm disa ditë para takimit të tij me talebanët, me sa duket për të koordinuar pozicionet e tyre në Afganistan, pasi të gjitha forcat amerikane ishin larguar nga vendi, raporton abcnews.al

Kur Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin iu drejtua Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike të Singaporit në të njëjtën kohë kur talebanët ndodheshin në Pekin, ai e shfajësoi Kinën për pretendimet e saj në Detin e Kinës Jugore, të cilat ai pohoi “nuk ka bazë në ligjin ndërkombëtar dhe që shkel sovranitetin e shteteve në rajon”.

Ai gjithashtu vuri në dukje atë që ai e quajti “agresion kinez kundër Indisë” dhe foli për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër muslimanëve ujgur në Xinjiang”. Austin  foli për përpjekjen e qartë të Kinës për të favorizuar talebanët.

Ndoshta ai dhe këshilltarët e tij menduan se për shkak se Afganistani është një shtet i Azisë Qendrore, nuk ishte një temë e diskutueshme për një auditor të Azisë Juglindore. Megjithatë Xinjiang është në Azinë Qendrore; në të vërtetë, Xinjiang kufizohet me Provincën Badakhshan të Afganistanit.

Uashingtoni këmbëngul se do të vazhdojë të mbështesë qeverinë e Kabulit, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ai nuk ka specifikuar se si planifikon të zbatojë atë mbështetje ushtarake – e cila, nëse nuk arrin të mbrojë qeverinë, ndihma ekonomike do të jetë e diskutueshme. Ndërkohë, siç parashikuan shumë vëzhgues, Kina po nxiton të mbushë atë boshllëk që po krijon largimi i Amerikës.

Një marrëdhënie e ngushtë mes qeverisë talibane dhe Kinës mund të përfaqësojë pasojat më të këqija të mundshme nga tërheqja e nxituar e Amerikës nga një vend të cilit i kushtoi aq shumë gjak dhe para.

Po aq shqetësuese, është edhe ndikimi dhe agresiviteti kinez në pjesën më të madhe të Azisë.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit