0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kina vendos sanksione të reja ndaj qytetarëve të SHBA-së dhe Kanadasë

Më të lexuarat

Pekini ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj dy amerikanëve, një kanadezi dhe një grupi për të drejtat e njeriut, për shkak të kritikave që ata i bën Kinës lidhur me trajtimin e ujgurëve në rajonin Xinjiang. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se këto masa të Kinës do të përqendrojnë më shumë vëmendjen në “gjenocidin” dhe shkeljet e të drejtave të ujgurëve etnikë dhe të grupeve të tjera myslimane në Xinjiang. “Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe heshtur ata që ngrenë zërin për të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore vetëm kontribuojnë në presionin ndërkombëtar mbi gjenocidin që po vazhdon dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang”, tha Blinken. Ky vendim i Kinës vjen pasi Bashkimi Evropian, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara javën e kaluar sanksionuan disa anëtarë të udhëheqjes politike dhe ekonomike të Xinjiangut, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në këtë rajon. Ditëve të fundit, Kina është kundërpërgjigjur duke njoftuar sanksione ndaj zyrtarëve publikë dhe qytetarëve të BE-së, Britanisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë qenë kritikë ndaj politikave të Pekinit. Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar SHBA-në dhe Kanadanë për vendosjen e sanksioneve “bazuar në thashetheme dhe dezinformata”. Të sanksionuarit nga Kina përfshijnë dy anëtar të Komisionit të SHBA-së për Liri Fetare: Gayle Manchin dhe Tony Perkins. Ndërkaq, është sanksionuar po ashtu anëtari i Parlamentit kanadez, Michael Chong, që është anëtar i komunitetit parlamentar për të drejtat e njeriut. Këtyre personave u është ndaluar hyrja në Kinë, Hong Kong dhe Macau. Chong tha se sanksionimi nga Kina ishte “nder”. “Ne kemi për detyrë që të tregojmë për shtypjen e Kinës në Hong Kong dhe gjenocidin që po kryen ndaj ujgurëve”, tha Chong përmes një postimi në Twitter. Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se të paktën një milion ujgur dhe grupe të tjera myslimane gjenden në kampe në Xinjiang. Këto grupe po ashtu kanë akuzuar autoritetet kineze se po detyrojnë gratë të sterilizohen dhe po detyrojnë këtë popullsi që të bëjnë punë të detyrueshme.
/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit