Kina ka regjistruar rastet më të larta të raportuara që nga janari.
Një ditë më parë në Kinë u shënuar 76 raste të reja me Covid, raportimi më i lartë që nga fundi janarit mes një rritje të infeksioneve në qytetin lindor të Nanjing.
Sipas autoriteteve infeksionet lokale përbënin 40 nga rastet e reja, krahasuar me vetëm pesë të raportuara më parë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, bëri me dije se në qytet është rritur niveli i rrezikut nga koronavirusi, ndërsa janë marrë masa që në Nanjing të pezullohet linja e metresë.
/abcnews.al/