Shumë zona në Kinë do të fillojnë vaksinimin e adoleshentëve kundër Covid gjatë këtij muaji. Kina ka siguruar 1.4 miliardë doza të vaksinës, ose dy të pestat e 3.4 miliardë dozave në botë.
Gjatë këtij muaji, Guangxi dhe Jingmen në jugperëndim të qytetit në provincën e Hubei do të fillojnë vaksinimin e adoleshentëve të moshës 15- 17 vjeç, dhe më pas të fëmijëve të moshës 12-14 gjatë gushtit.
Deri në fund të tetorit, autoritetet synojnë të kenë vaksinuar plotësisht të gjithë adoleshentët e moshës 12 dhe 17 vjeç. Kina ka aprovuar dy vaksina të prodhuara në vend, Sinovac dhe Sinopharm për grupmoshat nga 3 deri në 17 vjeç.
Besohet se vendi me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh ka vaksinuar 40% të popullsisë./abcnews.al