8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kina pezullon konsultimet me SHBA-në për kontrollin e armëve

Më të lexuarat

Vendimi i Pekinit vjen si reagim ndaj shitjeve të armëve amerikane Tajvanit

Për shkak të shitjeve të armëve amerikane Tajvanit, Kina tha sot se ka vendosur të pezullojë konsultimet me Washingtonin për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, raporton media shtetërore, transmeton Anadolu.

“SHBA-ja ka injoruar kundërshtimin e vendosur të Kinës, duke vazhduar t’i shesë armë Tajvanit dhe duke u angazhuar në një sërë veprimesh negative që dëmtojnë seriozisht interesat thelbësore të Kinës dhe minojnë besimin e ndërsjellë politik”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.

“Këto akte kanë dëmtuar rëndë atmosferën politike të nevojshme për vazhdimin e konsultimeve për kontrollin e armëve”, tha Lin duke shtuar se Pekini ka vendosur të pezullojë konsultimet për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2020, administrata e Bidenit ka realizuar të paktën 16 shitje armësh drejt Tajvanit.

Lin fajësoi Washingtonin për “situatën aktuale”.

“Kina është e gatshme të mbajë komunikimin me SHBA-në për çështjet e kontrollit ndërkombëtar të armëve bazuar në respektin reciprok, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin për përfitim reciprok”, tha zëdhënësi.

“Megjithatë, SHBA-ja duhet të respektojë interesat thelbësore të Kinës dhe të krijojë kushtet e nevojshme për dialog dhe shkëmbim mes dy palëve”, tha Lin.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit