0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kina nuk mjaftohet me të gjallët, trazon dhe të vdekurit: ja si po rrafshon varrezat e ujgurëve

Më të lexuarat

Kina po shkatërron varrezat e muslimanëve ujgurë në rajonin Xinjiang, ku dhjetëra breza të komunitetit pakicë po mbesin pa gjurmë.

Për vetëm dy vjet, dhjetëra varreza janë shkatërruar në rajonin veriperëndimor të Xinjiang, sipas një hetimi të agjencisë së lajmeve AFP. Imazhet satelitore tregojnë se qindra hektarë tokë varreza që shërbenin për të varrosur muslimanët e Xinjiang-ut, ishin rrafshuar dhe shndërruar në parking makinash dhe parqe argëtimi.

A satellite image taken on May 13 in 2019 again shows prominent Uighur poet Mutellip's destroyed grave is now a theme park

Siç tregojnë fotografitë satelitore, nga varrezat e nuk ka mbetur asnjë gjurmë, tullë apo gur që tregon prehjen e ndonjë personi.

Por tmerri nuk mbaron këtu. Në qarkun Shayar, gazetarët e AFP panë kocka njerëzore të hedhura nëpër tokë.

This photo taken on September 12, 2019, shows bones at a place where before there was a Uighur cemetery in Shayar in the region of Xinjiang. Some of the now-demolished Uighur graveyards have been turned into car parks and theme parks

Pamjet shfaqen në kohën kur autoritetet e Xinjiang mohojnë se zyrtarët e tyre po keqtrajtonin komunitetin musliman. Sipas tyre, ata po kryenin “detyra normale”.

Image result for Disturbing video shows hundreds of blindfolded prisoners in Xinjiang

Imazhet satelitore të marra në 24 Prill në 2018 dhe 30 Shtator në 2019 tregojnë se varrezat Sulanim në Hotan, janë rrafshuar dhe janë zëvendësuar me një park automjetesh. Pekini ka shkatërruar dhjetëra varreza muslimane në dy vitet e fundit, në atë që po shihet si përpjekje për të fshirë identitetin Ujgur.

Ndërsa shpjegimi zyrtar flet për “zhvillim urban dhe standardizim të varreve të vjetra”, Ujgurët thonë se shkatërrimi është pjesë e një goditjeje shtetërore për të kontrolluar çdo element të jetës së tyre.

“Kjo është pjesë e fushatës së Kinës për të zhdukur çdo dëshmi se kush jemi, dhe për të na bërë në mënyrë efektive kinez”, thotë Salih Hudayar, i cilli pohon se varrezat ku gjendeshin trupat e stërgjyshërve të tij u rrënuan pa paralajmërim.

“Kjo është arsyeja pse ata po shkatërrojnë të gjitha këto vende historike, për të na shkëputur nga historia jonë, nga baballarët dhe stërgjyshërit tanë”, thotë ai.

Omir Bekali, who claims to have been detained in one of the Muslim re-education camps, cries as he details the psychological stress endured in the internment camp. The programme aims to rewire detainees' thinking and reshape their identities

Momentalisht, rreth një milion pakicë etnike musliman janë grumbulluar në kampe riedukimi në Xinjiang në emër të “luftimit të ekstremizmit fetar dhe separatizmit”.

Ata u nënshtrohen mbikëqyrjeve dhe kufizimeve rigoroze duke iu ekspozuar shkeljeve të të drejtave elementare të njeriut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit