Ne i kushtojmë rëndësi të madhe dëshirës së Turqisë për të thelluar bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Ging Shuang në një konferencë shtypi
Kina ka deklaruar se e mbështet bashkëpunimin e Turqisë me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Ging Shuang në lidhje me deklaratën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) tha se “vendi i tij i kushton rëndësi të madhe dëshirës së Turqisë për të thelluar bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait”.
Në konferencën e zakonshme për mediat, gazetarët e pyetën Ging për deklaratën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan që “Turqia mund të mendojë anëtarësimin në SCO”.
“Turqia është një vend i rëndësishëm në Evroazi, njëherësh një partnere e rëndësishme dialogu me SCO-në”, u përgjigj zëdhënësi Shuang.
Në kthim të vizitës zyrtare në Uzbekistan javën e kaluar Presidenti Erdoan kishte thënë se “Turqia do të relaksohej disi në rast të pjesëmarrjes në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait”.
Pesëshja e Shangait, është themeluar në vitin 1996 me pjesëmarrjen e Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgizisë dhe Taxhikistanit dhe me bashkimi edhe të Uzbekistanit në vitin 2001 është shndërruar në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.
India, Afganistani, Irani, Mongolia e Pakistani janë vende vëzhguese të organizatës (SCO, kurse Bjellorusia me Turqinë dhe Sri Lanka janë partnere dialogu.