17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Kawczynski: Të humbasësh Turqinë domethënë fatkeqësi për Evropën

Më të lexuarat

Deputeti britanik paralajmëroi Bashkimin Evropian në lidhje me Turqinë gjatë një interviste në Londër me korrespondentin e “TRT World”, kanal informativ ndërkombëtar që transmeton në gjuhën angleze…

Deputeti britanik paralajmëroi Bashkimin Evropian në lidhje me Turqinë gjatë një interviste në Londër me korrespondentin e “TRT World”, kanal informativ ndërkombëtar që transmeton në gjuhën angleze.

Daniel Kawczynski, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet e Jashtme, deklaroi se Turqia është një aleate shumë e respektuar e Anglisë në NATO dhe s’duhet lënë vetëm në luftën e saj kundër organizatës terroriste guleniste (FETO), e cila ndërmori tentativën për grusht shteti të 15 korrikut.

Sa i përket FETO-s dhe tentativës për grusht shteti në boshtin e marrëdhënieve Turqi-Evropë, Kawczynski theksoi se ai beson dhe është i bindur që pas tentativës puçiste në Turqi qëndron FETO-ja.

“Anëtarët e FETO-s nuk kanë aktivitet vetëm brenda kufijve të Turqisë, por edhe jashtë saj në shumë vende të tjera. Nëse një ngjarje e përmasave të tilla jetohet sot në Turqi, atëherë nesër ka gjasa të organizohet edhe në një vend të çfarëdoshëm të Evropës”, u shpreh ai.

“Heshtja e kryeqyteteve evropiane ndaj tentativës për grusht shteti ka shkaktuar zhgënjim të thellë te miqtë tanë turq”, shtoi deputeti anglez.

“Ne kemi nisur tani një punë shumë të përpiktë në lidhje me këtë çështje. Po realizojmë intervista me një numër të madh ekspertësh nga Britania e Madhe dhe nga shtete të tjera. Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të zhvillojmë një vizitë në Turqi dhe do të shikojmë me sytë tanë vendet e dëmtuara gjatë tentativës për grusht shteti. Duam që këtë çështje ta trajtojmë me drejtësi”, siguroi Kawczynski.

Duke rikujtuar se presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të fillojnë zyrtarisht detyrën më 20 janar 2017, konservatori britanik nënvizoi se SHBA-ja duhet të marrë në konsideratë dhe të dëgjojë kërkesat e Turqisë, aleate në NATO dhe në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, sidomos për ekstradimin e kreu të FETO-s.

“S’duhet kurrsesi të nënvlerësojmë stabilitetin e Turqisë dhe besnikërinë e saj karshi NATO-s. Turqia është i vetmi shtet, që do të pengojë avancimin dhe shtrirjen e DAESH-it drejt Evropës. Të humbasësh Turqinë si një partnere strategjike domethënë fatkeqësi për Evropën”, përfundoi Daniel Kawczynski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit