-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Kina lëshon në hapësirë satelit për meteorologjinë

Më të lexuarat

Sateliti është lëshuar nga një rajon në jugperëndim të vendit, në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve Shiçang në rajonin Siçuan

Kina ka lëshuar satelitin e parë të meteorologjisë të gjeneratës së dytë. Sateliti është emërtuar si Fengyun-4, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua ka raportuar se sateliti në fjalë është lëshuar nga një rajon në jugperëndim të vendit, në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve Shiçang në rajonin Siçuan. Sateliti është lëshuar me një raketë të tipit Long March 3B dhe thuhet se ka arritur me sukses në hapësirë.

Fengyun-4 thuhet se do të monitorojë me kohë të plotë atmosferën dhe do të ndihmojë në studimet e planetëve të afërta. Sateliti do të përdoret më shumë për të rritur aftësinë e parashikimit të motit dhe klimës në pjesën gjeografike ku gjendet Kina.

Kina momentalisht ka në hapësirë 7 satelitë për meteorologjinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit